Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një grua, vihet në pranga 63-vjeçari në Dibër

25/06/2023 09:49

Një 63-vjeçar është arrestuar pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një grua.

Policia Dibër, ndaluan L.Z., banues në Dibër, pas kallëzimit të saj në Komisariat, se 63-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore të gjatë.

Arrestohet dhe një shtetas tjetër në Klos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Policia Klos, arrestuan në flagrancë Sh.K., 47 vjeç, banues në Klos, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

U referuan materialet në Prokurori, si ngjarje aksidentale, pasi 62-vjeçarja Xh.B., banuese në fshatin Vakuf, Dibër, aksidentalisht është vetëplagosur me armë gjahu, në këmbë në banesën e saj. 62-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin D.K., pasi është konstatuar duke transportuar lëndë drusore, e prerë në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel