I shpallur në kërkim për transportimin e 5 emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër

25/06/2023 10:55
Foto ilustruese

Një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim pasi tentoi të transportonte me automjet, kundrejt fitimit, emigrantë të paligjshëm është vënë në pranga.

Policia bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e G. C., banues në Durrës, i cili më datë 02.06.2023, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Kthesa e Memaliaj”, pasi ka konstatuar shërbimet e policisë, ka braktisur automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel