I rreshtoi dhe i ekzekutoi tre fëmijët e tij me pushkë, babai rrezikon dënimin me vdekje

24/06/2023 17:03

Babai i cili vrau tre fëmijët e tij të vegjël të moshës 7,4 dhe 3 vjeç në Ohajo të SHBA, rrezikon të dënohet me vdekje nëse ai shpallet fajtor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 15 qershor kur ai i rreshtoi të tre fëmijët dhe i ekzekutoi me gjakftohtësi me pushkë. Ai dyshohet se vrau së pari djalin e tij 4-vjeçar Hunter duke e qëlluar dy herë në kokë. Doerman më pas vrau 7-vjeçarin Clayton, i cili u përpoq të ikte duke vrapuar në oborr.

Ai qëlloi djalin e tij të fundit, 3-vjeçarin Chase, pasi e largoi nga krahët e nënës së tij. Ai gjithashtu qëlloi nënën e djemve në dorë ndërsa ajo përpiqej të mbronte fëmijët nga ai, thanë prokurorët.

Në videon e publikuar pas arrestimit të 32-vjeçarit, ai shihet i qetë me armën pranë tij në shkallët e shtëpisë. Policia e arreston ndërsa qentë e tij lehin fort. Në sfond dëgjohet një grua duke qarë dhe duke bërtitur, e cila ndoshta është nëna e djemve të vdekur.

Hetuesit thonë se Doerman pranoi se kishte planifikuar vrasjet pasi u arrestua.

Babai 59-vjeçar i vrasësit të fëmijëve tha për New York Post se ai dhe gruaja e tij po përpiqen të kuptojnë sesi djali i tyre kreu këtë krim të tmerrshëm, por fatkeqësisht “nuk kanë përgjigje”.

“Kishte diçka në jetën e tij që ai nuk mund ta përballonte më. Unë nuk mund të flas me të, nuk më lënë ta shoh, kështu që nuk di çfarë t’ju them. Me siguri më ka fshehur shumë gjëra”, tha babai i 32-vjeçarit Keith Doerman.

Disa ditë para masakrës në shtëpinë e tij, Chad Doerman kishte ndryshuar foton e tij në Facebook ku shihet me djemtë e tij. Postimet e tij me djemtë ishin të shpeshta kohët e fundit, ku të gjithë shihen të buzëqeshur.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA