Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë protestuar për  herë të dytë duke kundërshtuar draftin që po përgatitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, që i detyron ata të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësore për tre vite në spitale të vendit ku ka mungesa mjekësh. pas përfundimit të studimeve.

Por studentët këtë e quajnë diskriminim ndonëse arsimohen me taksa të qytetarëve shqiptarë.

“Duke marrë shkas nga propozimi i fundit nga ministrja Ogerta Manastirliu, ministrja Evis Kushi dhe rektori i Universitetit, shprehim mospajtimin tonë të thellë”, shprehen studentët që pranojnë që të detyrohen në vendimet e tyre.

Studentët e nisën protestën përpara rektoratit dhe marshuan përgjatë rrugës së Dibrës, duke u ndalur përpara Ministrisë së Arsimit ku varën bluzat e bardha në kangjella.

Më herët, rektori i Universitetit të Mjekësisë ka shpjeguar se ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar por po diskutohet mënyra për të frenuar largimin e mjekëve, duke i nxitur si me rritjen e pagave, kredi të buta e të tjera alternativa. Për një student të Fakultetit të Mjekësisë, qytetarët paguajnë afro 18 mijë dollarë për 6 vite studim. Ndërkohë që tarifën e studimit në këtë fakultet, e paguajnë vetëm një pakicë që kanë mesatare 5-6 .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA