‘Shpërthimi i fortë’ trondit qytetin e pushtuar të Berdianskut

23/06/2023 09:23

Një zyrtar ukrainas ka raportuar se një shpërthim i madh tronditi qytetin e pushtuar të Berdianskut në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 1:40 të mëngjesit jashtë qytetit, tha Petro Andriushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit.

Raportet lokale thanë gjithashtu se një kazermë ruse në objektin turistik Troyanda në fshatin Azovske ishte në shënjestër. Mësohet se në vendngjarje ka rënë zjarr.

Pak ditë më parë, Andriushchenko tha se forcat ruse po transportonin municion në kuti nga Mariupol në Berdiansk.

Top Channel