Krijohet salla e koncerteve në formë sferike e cila qëndron 10 metra mbi tokë dhe mban 250 njerëz

23/06/2023 13:41

Një sferë me diametër 19.8 metra qëndron e varur mbi hapësirën e The Shed’s McCourt në Hudson Yards,

Me dritat e saj të ndezura dhe fasadën befasuese, Sonic Sphere shfaqet në mënyrë magjepsëse mbi 10 metra nga toka. Brendësia e saj është zbukuruar me mbi 100 altoparlantë të shpërndarë për t’u dhënë mysafirëve një përvojë muzikore dhe vizuale të jashtëzakonshme.

Të ftuarit ngjiten afërsisht 50 shkallë për të hyrë në sallën e koncerteve përmes një mjegullimi dritash me ngjyra dhe muzikë eterike. Me të hyrë, ata zënë vendet e tyre në një zonë ndenjëseje, ku në vend të stolave është një rrjetë, ku ulen dhe shijojnë shfaqjen. Me fillimin e shfaqjes, rrjeta që formon sediljet fillon të dridhet së bashku me muzikën. Dritat e shumta të sferës ndryshojnë në kohë me ritmin, duke ofruar një eksperiencë të bukur dhe të veçantë.

E vendosur në 545 W 30th Street, tani deri më 30 korrik The Shed’s Sonic Sphere do të shfaqë një listë mbresëlënëse artistësh dinamikë të kuruar nga drejtori artistik Alex Poots, duke përfshirë The xx, Carl Craig, Steve Reich, Madame Gandhi dhe Yaeji. Sfera masive mund të mbajë 250 njerëz në të njëjtën kohë për shfaqjet e saj 45-minutëshe, disa prej të cilave janë drejtpërdrejt, ndërsa të tjerët janë të regjistruar paraprakisht.

Më 30 qershor dhe 1 korrik, Sonic Sphere do të mirëpresë pianistin me famë botërore Igor Leviton për të interpretuar Palais de Mari të Morton Feldman. Performanca e tij do të shoqërohet me art të veçantë pamor të krijuar nga artisti tajlandez Rirkrit Tiravanija.

Sfera bazohet në një ide të propozuar fillimisht nga kompozitori gjerman Karlheinz Stockhausen. ShStockhausen projektoi një sallë koncertesh pothuajse sferike në vitin 1970. Përpara se të vinte në Manhattan, Sfera u shfaq në mbarë globin në komunën krijuese të Chateau du Feÿ, Londër, Meksikë, Black Rock City dhe Miami.

Sonic Sphere në The Shed është i mundur përmes përkushtimit të shumë arkitektëve, duke përfshirë Ed Cooke, Merijn Royaards dhe Nicholas Christie. Njerëzit që krijuan këtë sferë synojnë të krijojnë një hapësirë që fokusohet në rishpikjen dhe sfidon marrëdhënien tradicionale midis teknologjisë dhe përvojës.

Biletat mund të blihen në faqen e internetit të The Shed dhe të ftuarit inkurajohen të veshin këpucë me taban të sheshtë dhe të kenë parasysh sendet e vogla personale që mund të lirohen dhe të bien nga sfera.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel