Bashkëshortja e ndarë e aktorit amerikan Kevin Costner ka llogaritur se duhet të përfitojë $248 000 pension bashkë me fëmijët, pas divorcit me aktorin e filmit “Vallëzo me ujqërit”.
Sipas dokumenteve të publikuara nga revista People, ish-modelja Christine Baumgartner ka shtuar kërkesat e pagesave mes polemikave të ashpra të divorcit.
Baumgartner e cila ka tre fëmijë me Costner, bëri kërkesat me anë të avokatit të saj duke pretenduar se “kjo shumë është më pak sesa nevojitet për të ruajtur stilin e jetesës me të cilin janë mësuar fëmijët”.
Ish-modelja dhe stilistja kërkon që Costner të paguajë 100 përqind të arsimit të fëmijëve, të aktiviteteve jashtëshkollore dhe shpenzimee shëndetësore, sipas raportimeve.
Më herët dyshja ishin në faqet e para të mediave për faktin se Baumgartner refuzonte të largohej nga vila $100 milionëshe e çiftit, edhe ka një kontratë para-martesore me të.
Ajo komentonte se Kostner “po përpiqej të nxirrte fëmijët e tij nga shtëpia ku kishin jetuar të gjithë jetën”.
Në dokumente të ardhurat e Costner në vitin 2022 listoheshin si $195.1 milionë, ndërsa shpenzimet e familjes llogariteshin në $6.6 milionë.
Të ardhurat neto të familjes pas reduktimeve e taksave llogariteshin në dokumente në $7.5 milionë, çka u lejonte udhëtime të rregullta në Karaibe, Hawaii, e Aspen, të shoqëruar nga shërbëtorë, e madje duke pritur dhe miq të tjerë.
Costner ka thënë se sipas marrëveshjes do të vijojë të paguajë pensionin e fëmijëve $30 000 në muaj dhe t’i japë gruas një paradhënie prej 10 000 dollarë për kostot e jetesës.
Ai shton në dokumente se është pronari vetëm i tre shtëpive të familjes dhe sipas kontratës para-martesore të nënshkruar në 2004, Baumgartner duhet të ishte larguar me zotërimet e saj në rast divorci.
Top Channel