Shefja e agjencisë franceze të monitorimit të korrupsionit Elise Van Beneden tha sot në Paris se sistemi i drejtësisë “ka kapitulluar ndaj korrupsionit” pas anulimit të një dekreti që lejonte veprim ligjor në cështjet anti-korrupsion.
Drejtësia në Francë ka anuluar tre dekrete që me aprovim të gjyqësorit i lejonin agjencisë Anticor të ndërhynte në çështjet anti-korrupsion, për çka agjencia thotë se do të ketë pasoja negative për shumë cështjet politike.
“Aprovimi është anuluar nga gjykata administrative e Parisit me veprim retroaktiv nga 2 prilli 2021”, tha për rrjetin AFP, Van Beneden, e cila drejton Anticor prej vitit 2020.
Kjo bën shumë të vështirë që shoqata në nisë procedura të reja gjyqësore, përveç se të demonstrojë “dëm personal dhe të drejtpërdrejtë”.
I krijuar në vitin 2002, Anticor është përfshirë në 159 procedime, duke përfshirë marrjen e të drejtës së organizimit të kupës së botës të futbollit në Katar, apo hetime të interesave ilegale të zyrtarëve të lartë në Francë.
Kohët e fundit procedimet nisën prej sinjalizimit të Anticor në çështjen e shitjes së kompanisë energjitike Alstom te General Electric.
Sipas specialistëve të procedurave kriminale të intervistuar nga AFP, tashmë shumë pika të procedurës mund të kontestohen dhe shumica e progresit vendoset nga gjykatësi hetues.
Anticor ha se do të sfidojë vendimin në gjykatën e apelit të Parisit.
Top Channel