Presidentja Osmani fton në takim opozitën/ PDK refuzon, kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

22/06/2023 15:04

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka dërguar ftesë partive opozitare për të diskutuar situatën në veri të vendit.

Deri më tani, mësohet se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e ka refuzuar ftesën, por thotë se është i gatshëm për takim vetëm për të diskutuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që i kërkon si “obligim institucional”.

Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të takohet me Osmanin në orën 17:00.

Për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, Krasniqi bën fajtor edhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen “krye më vete pa bashkërendim me aleatët”.

Edhe mbajtja e procesit zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, erdhi për shkak të “gabimeve të Kurtit”, është shprehur ai, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave nga targa KM në RKS që çoi në dorëheqjen e punonjësve serbë nga institucionet e Kosovës.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA