Vajza drejton flokët brenda një metroje në Indi, video bëhet virale

21/06/2023 11:42

Video e një vajze e cila po shtrin flokët e saj me pjastër brenda një metroje në Indi, është bërë virale në rrjetet sociale.

Vajza nga Delhi shihet mjaft e qetë ndërkohë që shtrin flokët pranë disa pasagjerëve të tjerë në metro. Ajo kishte futur pjastrën në prizën e metrosë që përdoret zakonisht për të karikuar telefonat ose laptopët.

Vajza e rrethuar nga pasagjerët vazhdon të shikojë punën e saj, pa u shqetësuar nga prania e të tjerëve.

 

Top Channel