Grabitje, dhunë në familje dhe ngacmim seksual! Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë

21/06/2023 11:40
Foto ilustruese

Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Nga të dhënat paraprake behet me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan një 29 vjeçar, me inicialet F. H., pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Gazmend Zajmi”, dyshohet se ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Po ashtu, blutë e Komisariatit nr.1 kanë vënë në pranga një 28 vjeçar me inicialet E.SH., pasi dyshohet se ka vjedhur skuterin e një shtetase në Rrugën e Elbasanit. Po për grabitje është arrestuar edhe një 29-vjeçar me inicialet F. D., në Yzberisht, pasi dyshohet se kishte vjedhur dy biçikleta.

Një 45-vjeçar ka rënë në pranga për “dhunë në familje”. Shtetasi me inicialet L. D., banues në Tiranë, akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Gj. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kanosur bashkëjetuesen e tij dhe babanë e saj, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Top Channel