Debate të shumta të brendshme rrethuan ndërhyrjen e policisë së shtetit në kampin e opozitës iraniane në Manzë të Durrësit, ku janë strehuar rreth 3 mijë pjesëtarë të saj. 15 efektivë dhe 21 anëtare të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) u lënduan gjatë konfrontimeve aty.

Departamenti amerikan i shtetit e konsideron të drejtë dhe legjitim aksionin policor.

“Policia e Shtetit në Shqipëri na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”, thotë DASH.

Zëdhënësi i DASH-it gjithashtu shtoi se SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un “lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian”, por ka “shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku pohoi se kur nisi kontrolli i të gjitha objekteve brenda kampit, kur u konstatuan paligjshmëri, salla serverash dhe pajisje kompjuterike, atëherë filloi dhe rezistenca e anëtarëve të MEK.

Kontrollet u kryen me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Përfaqësuesit e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), thanë se një person ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia, ndërsa Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, insiston se kjo vdekje nuk ka asnjë lidhje me veprimet e policisë.

Edhe pse autoritetet shqiptare u pajtuan në 2013-tën të pranonin këta p[pjesëtarë të MEK me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, zëdhënësi i DASH-it e nënvizoi se SHBA-ja nuk ofron mbështetje apo trajnime për MEK-un dhe nuk kontribuon në financimin e kësaj organizate, pjesëtarët e të cilës Irani i konsideron terroristë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA