Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një drejtuesi ka ndodhur pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:25, ku janë përplasur tre automjete me drejtues D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi D. B., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA