Fiks Fare/ Rojet e sigurisë nuk marrin pagën që ju është deklaruar, nga 49 mijë lekë në bankë u hodhën vetëm 30 mijë

20/06/2023 20:40

Emisioni Fiks Fare solli rastin e 3 punonjësve të sigurisë së një objekti në Shëngjin, të cilët treguan se rritja e pagës është bërë vetëm në letra ndërkohë ata vijojnë dhe paguhen njësoj , me 300 mijë lekë të vjetra.

Zef Lleshi tregon se është punonjës sigurie prej disa vitesh dhe rritja e pagave që bëri qeveria është vetëm në letër. Ai thotë se e ka pagën bruto 600 mijë lekë dhe neto 490 mijë lekë, por ndërkohë në llogarinë e tij bankare kalojnë vetëm 300 mijë lekë.

Kam hyrë në sherr me gruan,se ku i çoj paratë, se në letra ajo e sheh se sa marr ndërkohë në bankë më hidhen shumë pak” thotë z.Lleshi

Një tjetër punonjës tregon se i kanë marrë të gjitha dokumentet por lekë nuk marrin.  Ai tregon se i referohet edhe fjalës së kryeministrit në parlament që paga rritet, shkruhet dhe në letra por te punonjësi nuk shkon.

Fiksi solli bisedën mes punonjësve dhe përgjegjësit të tyre Pjerin Nikulaj, ku ky i fundit vetëm i ofendon. Në bisedë i quan punonjësit të trashë dhe të pashkolluar por jo vetëm aq, për Nikulajn kryeministri është një klluf, pallosh dhe kriminel që duhet të hyjë në burg.

Përgjegjësi ju thotë punonjësve se ka telefonuar disa herë për ta drejtuesin, por ai aq e ka mundësinë për t’i paguar, kështu punonjësit mund të vendosin vetë nëse  duan të qëndrojnë në punë apo të ikin.

Kur njëri prej punonjësve vazhdon të kërkojë të drejtën e tij për rritje page ai dëgjohet në kamera të thojë “Më çat t… me këtë muhabet”.

Të dyja herët që punonjësit shkojnë për përgjigje ata nuk lihen të thonë pretendimet e tyre dhe nxirren me të bërtitura nga zyra.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA