Është një mendim i gabuar që “alkoolpirësit” mund ta “mbajnë pijen”, zbuloi një studim i ri.

Në fillim, studimi mbështeti idenë se ata që pinë shumë mund të menaxhojnë doza më të mëdha pa dëmtime.

Në 30 minuta, si ata që pinë shumë, ashtu edhe ata me çrregullim të përdorimit të alkoolit nuk kishin probleme me testin njohës, ndërsa ata që pinin më lehtë ndiheshin të lodhur. As ata që pinë shumë, as ata me çrregullim të abuzimit me alkoolin nuk u ndjenë të dëmtuar kur u pyetën.

Megjithatë, të dyja këto grupe e bënë po aq keq detyrën e vendosjes së kunjave në vrima, veçanërisht në pikën 30 minuta.

 “Ne vumë re se 30 minuta pas konsumimit të alkoolit, të gjitha grupet ishin të dëmtuara në mënyrë të barabartë,” tha një studiues.

Pirja e rëndë ngadalëson përpunimin mendor, edhe nëse personi është mësuar me alkoolin.

Edhe pse pija alkoolike e përdorur në studim ishte e mjaftueshme për t’i vendosur të gjithë pjesëmarrësit mbi kufirin ligjor, njerëzit me çrregullim të përdorimit të alkoolit do të pinë shumë më tepër dhe më shpejt.

Top Channel