Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në këtë periudhë të eliminatoreve mbrëmjen e sotme përballë Bjellorusisë në fushën asnjanëse të Budapestit në Hungari, për shkak të personaliteteve që ka kundërshtari i tyre për të zhvilluar ndeshje në fushën e tij si pasojë e aleancës me Rusinë në luftën ndaj Ukrainës.
Dardanët barazuan 0-0 me Rumaninë të premten në Prishtinë duke regjistruar kështu barazimin e tretë në tre ndeshje e luajtura në këto eliminatore të kampionatit Europian Gjermani 2024, duke rrezikuar të humbasë objektivin parësorë që ka, kualfikimin për në finalet e Europianit.
Bjellorusia është e vetmja skuadër në Grupin ‘I’ që pas tre ndeshjeve të para nuk kanë ende pikë dhe ndodhen të fundit në tabelë.
Në anën tjetër Kosova ende nuk e ka shijuar fitoren, pasi në tre sfidat e para me Izraelin, Andorrën dhe Rumaninë ka grumbulluar vetëm 3 pikë. Si për bjellorusët ashtu edhe për “Dardanët” fitorja është obligim nëse duan të vazhdojnë të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.
Ndeshja mes Kosovës dhe Bjellorusisë do të zhvillohet në stadiumin Szusza Ferenc të Budapestit pa tifozë por shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejtë në paketën SuperSport të platformës DigitAlb duke filluar nga ora 20:45.
Top Channel