Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Në konferencën për shtyp që dha përpara ndeshjes në Torshavn të Ishujve Faroe është shprehur i rezervuar për atë ndeshje pavarësisht se në letër diferencat janë të mëdha.
Pak ditë nga fitorja ndaj Moldavisë ditën e shtunë, përfaqësuesja shqiptare të dielën ka mbërritur në mbrëmje në Ishujt Faroe ku ditën e martë do të zhvillojë ndeshjen e saj të radhës për eliminatore e kampionatit europian Gjermani 2024.
Pas një seance të lehtë stërvitore kuqezinjtë kanë qenë pushim paraditen e së hënës dhe pasdite kanë zhvilluar seancën e tyre të fundit stërvitore për ndeshjen që do të luajnë mbrëmjen e së martës. Trajneri Sylvinho, në konferencën për shtyp që dha përpara ndeshjes në Torshavn të Ishujve Faroe është shprehur i rezervuar për këtë ndeshje pavarësisht se në letër diferencat janë të mëdha.
“Ndeshja sigurisht që është e vështirë pasi e kemi thënë gjithmonë që nuk ka ndeshje të lehta, sa i përket modulit të lojës nuk mund të them nëse do ta ndryshoj apo jo do të mbyllim edhe seancën e fundit dhe më pas do ta vendosim më pas përpara ndeshjes. Ne luajmë për 6 finalet e mbetura dhe për objektivin që ne kemi duhet të jemi me 100 km/h në çdo ndeshje. Kjo ndeshje që do të luajmë të martën është krejt e ndryshme nga ajo me Moldavinë.”
Po a i trembet trajneri Euforisë pas suksesit dhe entuziazmit që solli fitorja e së shtunës në kryeqytet?
“Euforia dhe gëzimi për fitoren e arritur ka mbaruar me kohë, bëmë mirë në atë ndeshje morëm 3 pikët dhe kaq. Ndeshja ndaj ishujve Faroe nuk do të jetë aspak e thjeshtë është një kundërshtar që luan me një skemë klasike 4-4-2 dhe me kombinime të ndryshme të kësaj skeme difensive. Gjithsesi nga sa kemi parë kundërshtari ynë është shumë fizik dhe mund të them se kjo ndeshje është edhe më e vështirë se ndeshja e Tiranës.”
Top Channel