Biden i “ashpër” me Ukrainën: Nëse duan të anëtarësohen në NATO të plotësojnë kushtet

17/06/2023 21:51

Presidenti amerikan Joe Biden në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, është treguar i ashpër, duke deklaruar se administrata e tij nuk do ta “bëjë të lehtë” futjen në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Biden po mban këtë qëndrim sepse kombi i shkatërruar nga lufta duhet të përmbushë të njëjtat standarde si vendet e tjera anëtare.

“Nuk do ta lehtësoj anëtarësimin e Ukrainës në NATO sepse ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë, pra nuk do ta bëj më të lehtë, mendoj se ata kanë bërë gjithçka që lidhet, kanë demonstruar, aftësinë shumë të koordinuar ushtarakisht, por ka një çështje të tërë se a janë sistemet e tyre të sigurta. Unë mendoj se do mundet të plotësojë standardet që bën çdo komb tjetër për NATO-n”, tha Joe Biden-president i SHBA .

Ky vendim vjen përpara se krerët e NATO-s të takohen në Lituani muajin e ardhshëm. Në një hap simbolik, liderët e aleancës po synojnë të mbajnë një seancë të parë të Këshillit NATO-Ukrainë me Presidentin Volodymyr Zelensky në kryeqytetin lituanez Vilnius, tha të premten në Bruksel shefi i aleancës Jens Stoltenberg.

Vendet e NATO-s në Evropën Lindore kanë shtyrë për një udhërrëfyes më të mirë për anëtarësimin e Ukrainës, por aleatët kryesorë si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë hezituar të shkojnë shumë përtej një premtimi të paqartë të vitit 2014 se Kievi do të bashkohet një ditë.

Vendet e NATO-s tashmë kanë furnizuar Ukrainën me armatime me vlerë dhjetëra miliarda dollarë që kur Moska nisi pushtimin e saj të gjithanshëm shkurtin e kaluar. Megjithatë, disa liderë në NATO shqetësohen se zgjerimi i anëtarësimit në Ukrainë do të rriste mundësinë që aleanca të përballet drejtpërdrejt me Rusinë në një luftë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA