Svetlana Timofeva dhe Fedir Alpatov të cilët me vendim gjykate lanë burgun në 25 maj , janë konstatuar sërish nga antiterrori duke fotografuar baza ushtarake bëjnë me dije burimet e Top Channel.
Rusja Timofeva dhe ukrainasi Alpatov sipas burimeve janë vërejtur nga shërbimet në Dajt , dhe konkretisht në zonën e Surrelit.
Nga këqyrjet e telefonit të tyre policia thotë se veçoi disa fotografi të reja të shkrepura prej tyre, që të dy të rinjtë i kanë arsyetuar të lidhura me pasionin e tyre si blogerë.
Të tre rusët që janë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit kanë zgjedhur të jetojnë që të tre së bashku këtu në zonën e Don Boskos në Tiranë. Dy prej tyre kanë të drejtë të dalin nga banesa, ndërkohë që Mikhail Zorin është nën arrest shtëpiak
Tre shokët u zbuluan nga dy ushtarë mbasi kishin fotografuar ish uzinën e Cekinit në Gramsh. Nga 20 gushti 2022, grupet e hetimit i dyshojnë për sigurim të informacionit, ndryshe spiunazh.
Por pajisjet vonesat e ekspertizave që duhet të zbërthenin telefonat e të dyshuarve si spiunë, solli kalim të afateve dhe zbutje të qëndrimit të prokurorisë së Elbasanit që kërkon të mos i hetojë më si të paraburgosur, por në gjendje të lirë.
Top Channel