Çështja e Kosovës sjell tensione në Kuvend, deputeti i PD: Të dalim me qëndrim për sulmet e Serbisë

15/06/2023 11:23

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare, ku deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani ka kërkuar fjalën për procedurë që Shqipëria të mbajë qëndrim për ngjarjet e djeshme në Kosovë.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën, ndërsa ky veprim e revoltoi deputetin. Teksa kërkonte me ngulm të drejtën e fjalës pranë tij u afrua edhe garda.

Nikolla: Shkoni në vend do jua jap fjalën në vend.

Dogjani: Ma jep fjalën për procedurë. unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim. Situata ka agravuar. Janë marrë tre policë peng nga serbia. Kryeministri i Shqipërisë sillet si kryetar i OKB dhe nuk vjen këtu të japë informacion. Të dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të dalim patjetër me një qëndrim.

Edhe deputeti Tomorr Alizoti propozoi futjen në rendin e ditës diskutimin për tensionet në veri të Kosovës, pasi sipas tij, kriza mund të agravojë.

Sot parlamenti duhet të diskutojë rreth Kosovës. Përpara se të diskutojmë temat që kanë rëndësinë e tyre, por e rëndësishme është kriza në Kosovës që mund të agravojë. Duhet ta kishim rend dite, nuk mund ta anashkalojmë në këtë mënyrë, merreni seriozisht këtë. Kriza po dregradim, ky është sugjerimi im dhe ju lutem kolegëve ta merrni parasysh.”-tha deputeti Tomorr Alizoti.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA