E rëndë në Itali, 13-vjeçari pëson arrest kardiak dhe ndërron jetë pas dy ditësh 08/10 09:42
Një zjarr në një termocentral në Rusi çoi në evakuimin e 150 personave, sipas medias shtetërore ruse, Tass.
Tre persona u plagosën nga zjarri, i cili detyroi hidrocentralin Novocherkassk të pezullojë prodhimin e ngrohjes dhe energjisë elektrike.
Nuk kishte asnjë konfirmim për ndonjë shpërthim, tha guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasily Golubev.
“Zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndezja e gazit gjatë punimeve të mirëmbajtjes”, tha Golubev.
Top Channel