Po transportonte dru të prerë ilegalisht, nën hetim një 34-vjeçar në Pogradec

12/06/2023 14:40

Një 34-vjeçar nga Pogradeci po hetohet në gjendje të lirë pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të prerë ilegalisht.

Ai u kap në fshatin Osnat, Pogradec duke transportuar me mjetin tip “IFA”, 20 m3 dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel