Mollët e gjelbra janë fruti i preferuar i shumë njerëzve. Ato janë të athta në shije, shumë të lëngshme dhe krejt të shijshme për t’u ngrënë.
Mollët e gjelbra janë shumë të veçanta, pasi ato janë shumë të pasura me ushqyes të domosdoshëm. Megjithëse mollët vijnë në disa ngjyra, variantet e gjelbra janë më të shëndetshmet nga të gjitha.
Disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të mollës së gjelbër, AgroWeb.org i rendit në vijim:
Mollët jeshile janë një burim i bollshëm i fibrave që ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe pastron sistemin tuaj të tretjes. Hani një mollë jeshile çdo ditë për të eliminuar të gjitha helmet nga trupi dhe mbani larg të gjitha problemet e tretjes.
Molla jeshile është një frut i pasur me minerale, pasi përmban kalium, hekur, bakër dhe zink që janë esenciale për zhvillimin e eshtrave. Ajo parandalon çështjet kronike mjekësore si reumatizma, pasi rrit funksionet e gjëndrës tiroide.
Kur krahasohen me simotrat e tyre të kuqe, AgroWeb.org ju tregon se mollët e gjelbra kanë veti anti-azmatike, pasi kanë më shumë antioksidantë dhe veti anti-inflamatore.
Mollët jeshile janë një ndihmë për ata që dëshirojnë të heqin yndyrën shtesë në trupin e tyre. Ky frut ka kalori të ulta dhe është i pasur me fibra që ju ndihmojnë për të luftuar më gjatë urinë. Mollët e gjelbra mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak nëse jeni duke u përballur me probleme si diabeti. Njerëzit që hanë këtë frut çdo ditë mund të parandalojnë me 30% shanset për zhvillimin e diabetit të tipit II.
Molla e gjelbër është detoksifikues natyral, pasi ka aftësinë për të pastruar sistemin e tretjes, veshkave dhe mëlçisë, duke larguar të gjitha toksinat e dëmshme dhe elementë të tjerë.
Mollët jeshile janë një burim i fuqishëm i antioksidantëve. Ato mirëmbajnë shëndetin e mëlçisë dhe e mbrojnë atë nga dëmtimet e viruseve të hepatitit.
Prania e Vitaminës K në mollën e gjelbër ndihmon në cilësinë e gjakut. AgroWeb.org ju tregon se njerëzit të cilët pijnë lëngun e këtij fruti, do të përjetojnë shërim më të shpejtë nëse kanë lëndime ose plagë.
Mollët jeshile përmbajnë fenole, vitamina A dhe C që ngadalësojnë procesin e plakjes.
Duke pirë çdo ditë lëngun e këtij fruti ose duke ngrënë një mollë, do të reduktoni dëmet e radikaleve të lira. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë edhe më tepër rinore.
Mollët e gjelbra kanë fuqi të forta mjekësore falë përbërjes së tyre. Fruti i gjelbër dhe lëngu i tij konsiderohen si kura të mira natyrore për uljen e presionit të lartë të gjakut./AgroWeb.org
Top Channel