Kishin vendosur muzikë të lartë, nën hetim 2 menaxherët e lokalit në Tiranë

10/06/2023 15:38

Dy persona janë nën hetim, pasi kishin vendosur muzikë të lartë në një lokal.

Gjatë kontrolleve të policisë për parandalimin e ndotjes akustike, në rrugën “Muatafa Matohiti”, u konstatua muzikë e lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Dy menaxherët e lokalit. B., 21 vjeç, dhe M. A., 22 vjeç banues në Tiranë u shoqëruan në komisariat dhe po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel