Çelet sezoni turistik në Lezhë, vizitorë të vendas e të huaj në panairin e gastronomisë

10/06/2023 21:41

Lezha çel zyrtarisht sezonin turistik. Ashtu si çdo vit tashmë e kthyer në tradite sezoni u hap me panairin e gastronomisë, ku priti vizitor vendas dhe të huaj.

Përfaqësues të biznesit pjese e panairit treguan rëndësinë e prezantimit të produkteve të tyre në këtë fillim sezoni.

Festa vijoi dhe me të ftuarën speciale për hapjen e sezonit Fifi, ku bëri dhe daljen e parë më skene pas lindjes së djalit. Mes të tjerash Fifi tregoi se e pret një vere e gjatë me koncerte.

Referuar rezervimeve, tur-operatorët janë shpresëplotë se ky do të jetë një sezon i mbarë veror, me shifrat e vizitorëve që pritet të tejkalojnë ato të një viti më parë.

Top Channel