Foto ilustruese

Një 25-vjeçar është transportuar për mjekim në spitalin e Korçës, pas një aksidenti në unazën e qytetit të Bilishtit.

Automjeti tip “Benz” me drejtues E. Sh., rreth 29 vjeç, është përplasur me motorin tip “Dayang”, me drejtues R. K., 25 vjeç.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 20:50, në unazën e qytetit të Bilishtit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 29 vjeç, është përplasur me motomjetin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin R. K., 25 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit E. Sh., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel