Foto ilustruese

Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë paradite në Devoll, pasi ka humbur kontrollin e motorit që po drejtonte.

Më datë 09.06.2023, rreth orës 11:15, në hyrje të fshatit Tren, Devoll, shtetasi T. K., rreth 64 vjeç, banues në Bilisht, duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi T. K., i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

Top Channel