Ftesë në 5/ Një nga fëmijët më të zgjuar në botë, ja pse Bieta shkoi të përqafonte 11 vjeçaren me IQ 158

09/06/2023 17:30

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Iris Hasko, 11-vjeçarja e cilësuar si një nga fëmijët me nivelin më të lartë të inteligjencës në botë.

Ajo i ishte nënshtruar një testi IQ dhe kishte rezultuar me nivel IQ 158, gati sa ajo e Ajnshtajnit (160).

E ftuar bashkë me të atin në studio, ky i fundit tregoi sesi Irisi kishte shfaqur që më herët aftësi shumë të mira në matematikë, shah dhe lojërat me lego.

Ndërsa Bieta iu drejtua 11-vjeçares, ajo e emocionuar u shpreh se ky rezultat i jep një lloj përgjegjësie mbi supe.

Në këtë moment Bieta i shkoi afër ta përqafonte, duke e këshilluar që të mos e mendonte në këtë mënyrë.

Top Channel