Është zhvilluar sot në mesditë në Londër seanca e radhës e ekstradimit të tre britanikëve Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe shqiptarit me nënshtetësi britanike Edmond Haxhia.
Drejtësia shqiptare kërkon ekstradimin e tyre nga Anglia në Shqipëri, nën dyshimin si bashkëpunëtor në vrasjen e Ardian Nikulaj në 19 prill 2023.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se gjykatësi Daniel Sternberg tha në këtë seancë se shqyrtimi kërkesës së Shqipërisë do të zgjasë për pesë ditë dhe do të zhvillohet në nëntor.
Ndërkohë një seancë përgatitore mes palëve në këtë proces do të zhvillohet më 4 korrik ora 10:00. Përfaqësuesi ligjor i Thomas Mithan deklaroi se, do të bëjë një aplikim për liri me kusht gjatë një seancë pasditen e kësaj të enjteje.
Kjo seancë ekstradimi u ndoq në sallën e gjykatës edhe nga disa familjarë të Edmond Haxhisë. Avokati i Haxhisë nuk aplikoi për liri me kusht.
Gjykatësi Sternberg tha se Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Edmond Haxhia do të vijojnë të qëndrojnë në burg në pritje të gjyqin në nëntor. Ndërsa Harriet Bridgeman në liri me kusht.
Top Channel