Plagosi një person, ndalohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim në Vlorë

07/06/2023 14:56

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për një plagosje të kryer në vitin 2020.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Gerald Dukaj është dënuar me 2 vite burg në mungesë nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2020, ky shtetas ka dëmtuar rëndë një shtetas tjetër, gjatë një konflikti fizik me të, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas i shpallur në kërkim po tentonte të hynte në vendin tonë, kanë arrestuar 29-vjeçarin, banues në Vlorë.

Gerald Dukaj do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Top Channel