“Ustai” i minave me telekomandë/ Gjykata lë në burg 66 vjeçarin nga Dibra

06/06/2023 12:51

66-vjeçari Qemal Ajazi nga Dibra i cili u arrestua nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se prodhon mina me telekomanda dhe siguronte monicion luftarak për grupet kriminale, u njoh me masën e sigurisë dhe u la në burg pa afat.

Çështja ndaj tij i kalou për kopetencë Prokurorisë së Dibrës, pasi personi i vënë nën akuzë është nga Lura dhe sendet e jashtëligjshme ju gjeten pikërisht në oborrin e banesës së tij në këtë zonë.

Top Channel