Një 31-vjeçar, autor i 7 vjedhjeve të ndryshme, është arrestuar në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjeve, me mbështetjen e inteligjencës informative, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ka vënë në pranga Vilson Senija.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, gjatë 3 javëve të fundit, 31 vjeçari ka kryer 7 vjedhje, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 18.05.2023, në rrugën “Qemal Stafa”, ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;

– Më datë 26.05.2023, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur dy biçikleta në pronësi të një shtetasi;

– Më datë 29.05.2023, në rrugën “Nikolla Jorga”, ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi, ndërsa në rrugën “Jordan Misja”, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;

– Më datë 31.05.2023, në rrugën “Kol Xhumari”, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;

– Më datë 01.06.2023, në rrugën “Fadil Rada”, ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt privat;

– Më datë 02.06.2023, në rrugën “‘Maliq Muço”, ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas dhe një aparat celular. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel