“Faleminderit ty për gjithçka, të dua!” Klea Huta mesazh në rrjete sociale disa orë pas dasmës madhështore

05/06/2023 10:16

Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë disa vjeçare në martesë.

Ajo ka falënderuar të gjithë personat që ishin pranë tyre në këtë moment të gëzuar.

 “E lumtur dhe e plotesuar! Faleminderit cdokujt qe sot ndan kete moment me ne, e lumtur t’ju kem. Faleminderit Zotit per cdo bekim, jam mirenjohese! Elgit Doda Faleminderit ty per gjithcka.. Te dua! Gezuar ditelindjen jeta ime @kriddoda, mami dhe babi do perpiqen gjithe jeten te te dhurojne vetem kujtime te lumtura“, shkruan Klea.

Klea zgjodhi dy fustane të bardhë, një fustan saten ngjitur pas trupit dhe të dytin me copë dantelle.

Nga ana tjetër, këngëtari dhe kompozitori i famshëm zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë.

Në janar të vitit 2020, të veshur si nuse dhe dhëndër, Klea dhe Elgiti realizuan një set fotografik në shkretëtirën Agafay, në Marrakesh të Marokut.

Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.

FOTO GALERI
8/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA