Për 5 ditë me radhë, në Shkodër, u zhvillua edicioni i 6-të i festivalit të filmit “Ekrani i Artit”.

Eventi solli për artdashësit shkodranë e shqiptarë, një program të pasur me filma e video nga artistë nga e gjithë bota, ku këtë vit kishte një pjesëmarrje me të lartë nga Kosova.

“Ky festival ka të bëjë me atë që quhet video-art. Janë artistë pamorë që punojnë me video. Në këtë fushë Shqipëria, sidomos Kosova, sjell propozime shumë interesante”, tha Edi Muka, drejtor artistik i festivalit.

Festivali i Filmit, është një bashkëpunim me  ‘Lo Schermo dell’Arte’ në Firenze, prandaj Insituti Italian i Kulturës e çmon ketë event si tejet të rëndësishëm për kulturën.

“E vlerësoj për dy arsye. E para sepse është një iniciative e një niveli ndërkombëtar e organizuar nga një artist i madh që arrin të sjellë në Shkodër jo vetëm produksione italiane por ato ndërkombëtaret të niveleve më të mëdha të mundshme. Dhe e dyta, sepse është një nismë që risjell në vëmendje një qytet si Shkodra, që ka lidhje të hershme kulturore me Italinë”, tha Alessandro Ruggera, drejtori i Insitutit Italian të Kulturës.

“Ekrani i Artit” është konceptuar si pikë takimi për artistët.  Të rinj shqiptarë dhe kuratorë e profesionistë nga bota përmes prezantimit të portofoleve artistike si dhe me aktivitetin edukativ me fëmijë të shkollave shqiptare dhe italiane.

Top Channel