116 bimë kanabis sativa janë zbuluar në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe.
Bimët e kultivuara u zbuluan nga kontrolli nga toka dhe nga dronët, të cilat më pas u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia ka arestuar njërin prej autorëve të dyshuar, P. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin A. K., 44 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. K. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie krimimale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel