Në kopshtet Tuileres, në Paris të Francës është mbajtur edicioni i parë i “Shfaqjes së modës me lule”.
Rreth 15 modelë, influencues, personalitete televizive, por edhe nga bota e kopshtarisë morën pjesë në pasarelë, të veshur me bimë dhe lule.
Për organizatorët e eventit një shfaqje e tillë i mungonte prej kohësh botës së modës, por edhe të kopshtarisë
“Ne mendojmë se sot ka shumë stilistë që nuk shihen sa duhet. Në fakt, ne nuk shohim artistë lulesh të shprehen askund tjetër përveçse në buqeta. Kur shkon të blesh lule, je i lumtur, Kam një buqetë të bukur. Por ka shumë gjëra të tjera për të bërë, dhe unë doja ta shfaqja atë kreativitet”– shprehet Carole Tolila.
“Zgjodhëm 15 modele që janë personalitete nga bota e kopshtarisë, televizionit dhe mediave të lidhura me natyrën, duke përfshirë prezantues të motit, youtubers dhe influencues të lidhur me kopshtarinë, natyrën dhe peizazhin, dhe të cilët ishin veshur nga 15 prej stilistëve më të mirë francezë të luleve.”-thotë Manuel Rucar.
Organizatorët duan ta kthejnë në traditë këtë shfaqje për Parisin, ndërsa e shohin ndërthurjen e dy botëve, të veshjeve dhe të luleve, si një të ardhme interesante për industrinë e modës.
Top Channel