Gjatë qëndrimit në “Big Brother”, një video e Kristit është bërë virale, ku pyet një grua në një fshat të Shqipërisë se çfarë ndryshimi ka një gomar mashkull nga një gomar femër.
Këtë video, ish-banori i “Big Brother” e ka komentuar tek rubrika “Mos i bjer me Top”, ku shprehet se e ka bërë këtë pyetje nga naiviteti.
Erjola Doci: Ky është pyetja me të cilën të drejtohemi. E ke kuptuar ndryshimin mes gomarit femër dhe mashkull?
Krist Aliaj: Dua të ma shpjegosh ti një herë e përfundimisht, mund të ndihmojë dhe Ronaldo këtu (qesh). Duhet të ma shpjegoni ju këtu sepse në atë moment nuk e pashë ndryshimin.
Ronaldo Sharka: Më fal nuk ta shpjegoi Berti akoma çfarë ndryshimi ka?
Krist Aliaj: Jo Berti s’u mor fare.
Ronaldo Shkarka: Berti u shkri së qeshuri. Vërtet e ke bërë këtë pyetje nga naiviteti apo?
Krist Aliaj: Po nga naiviteti. Kisha dhe atë femrën që ishte përpara, ishte shumë e lezetshme dhe desha ta vija në pozitë të vështirë, dhe u vu në pozitë të vështirë, nuk dinte si të përgjigjej. Nuk dinte të jepte ndryshimin biologjik.
Top Channel