Karkaleci i tokës por vë në rrezik të mbjellat e fshatit Mavrorë në Vlorë.

Fermerët thonë se prej 5 vitesh luftën kundër këtij insekti që shfaros frutat dhe perimet po e bëjnë të vetëm, pasi Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar vatrat e karkalecit.

Fermerët thonë se janë të gatshëm t’i spërkasin vetë tokat e tyre me insekticd, nëse Drejtoria e Bujqësisë u siguron kimikatin që vret karkalecin dhe shpëton prodhimin.

Jorgo Runaj është një i ri i apasionuar pas punëve të tokës, ai thotë se ka zgjedhur të jetoj në fshat me qëllimin e vetëm që të prodhojë produkte bio që i falin të ardhurat e shumë dëshiruara. Por frika e fermerit të ri këtë vit është se i gjithë investimi i tij do të shkoj dëm nga karkaleci i tokës që dëmton bimët e fushës.

Fermerët thonë se ka 10 ditë kohë që të sulmohen kolonitë e karkalecit, në të kundërt e gjitha zona do të përballët me insektin që dëmton të mbjellat.

Top Channel