Në podcast-in e kësaj të shtune, kreu i qeverisë në rolin e moderatorit, kishte të ftuar tre persona, të cilët lanë emigrimin për t’u marrë më turizmin rural.

“Kam tre njerëz, të cilët pasi i kanë marrë detet janë kthyer, për t’u marrë me rrugët e shijes”, u shpreh kryeministri.

Sipas kryeministrit, agroturizmi vë në lëvizje ekonominë e një fshati, pasi nuk është fermeri ai që kërkon tregun, por vjen vizitori për të kërkuar shijen shqiptare.

“Shqipëria turistike duhet të jetë shije që ka të bëjë më kuzhinë, folklorin, artin, shtigjet e kulturës. Dhe ana tjetër, agroturizmi është dhe përgjigje në aspektin e jetës ekonomike të pikave ku nuk ka bujqësi intensive. Që do të thotë nëse do të merresh me bujqësi sa do i zoti te jesh, agroturizmi e krijon tregun aty, ti eksporton nga vendi”.

Në Shqipëria që nga viti 2013 sipas Ramës janë ngritur mbi 200 struktura agroturizmi, të cilat presin pushues nga e gjithë bota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA