Korça e çeli sezonin turistik veror me organizimin e Festivalit të Karnavaleve. Edhe pse në një ditë me shi maskat dhe kostumet shumëngjyrëshe i dhanë atmosferë qytetit që çdo verë risjell këtë traditë.

30 grupe nga Shqipëria dhe Ballkani u bënë pjesë e karnavaleve të Korçës duke ecur dhe performuar në bulevardin kryesor të qytetit e më pas në sheshin para katedrales

Për Korçën karnavalet kanë një rëndësi të veçantë ndaj aktorja Ilda Pepi tregon se kostumin e saj e realizoi vetë. Ajo këtë vit kishte zgjedhur simbolikën e shqiponjës.

“Të rinjtë korçarë që veshin kostumet janë të shumtë dhe çdo vit i bashkohen paradës duke performuar me dëshirë krah atyre që vijnë nga shtetet e tjera”, tha Ilda Pepi-aktore.

“Është hera e parë që vijmë, falënderojmë organizatorët. Vijmë nga Follorina e Greqisë dhe tema që kemi zgjedhur është Bel Epokë e viteve 30, pra meslufta e viteve ‘18 -30. Jemi vërtet të kënaqur”, tha një pjesëmarrëse.

 

Top Channel