Foto Ilustruese

Një 36-vjeçar, i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, është vënë në pranga në Gjirokastër.

Sipas policisë, në muajin mars, shtetasi me iniciale R.M. tentoi të transportonte me automjet, kundrejt pagesës, një shtetas të huaj, që ai të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme. Ku u identifikua nga policia në në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ai ka braktisur mjetin dhe është arratisur. Pas tre muajsh, u bë i mundur ndalimi i tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasit R. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 20.03.2023, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, pas shenjës nga Policia, për ndalimin e automjetit, ai është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte një shtetas të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim që ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel