26/12 14:33
Dy gra janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm rus në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës.
Guvernatori i saj, Yuriy Malashko, tha se një grua 44-vjeçare dhe një tjetër 77-vjeçare humbën jetën kur predhat goditën qytetin e Komyshuvakha.
Katër persona të tjerë, gra të moshës 41, 84 dhe 87, dhe një 21-vjeçar, u plagosën/ Ai shtoi se ata u dërguan menjëherë në një institucion mjekësor.
“Armiku do të përgjigjet për çdo jetë ukrainase të marrë dhe fate të prishura”, Malashko.
Top Channel