Aktorja amerikane dhe ylli i serialit “Melrose Place”, Heather Locklear, konsiderohej një prej grave më të bukura në vitet ’80, por me kalimin e viteve ajo thuajse nuk njihet.

Fytyra e saj është fryrë nga operacionet e shumta estetike, ndërsa është fotografuar në rrugët e Malibusë.

Përveç operacioneve, Heather njihet për abuzimin me alkoolin dhe shpërthimet e saj agresive. Një prej rasteve është kur dhunoi  partnerin gjatë një debati, aq sa u desh ndërhyrja e policisë.

Sipas informacioneve të fundit, i dashuri e ka falur dhe e ka ndihmuar ta kapërcejë varësinë e saj.

Në një rast tjetër, 61-vjeçarja u arrestua pasi përplasi makinën në një shtyllë dritash pranë shtëpisë së saj në Kaliforni, ndërsa në automjet u gjet një shishe alkooli.

Nga viti 1986 deri në vitin 1993, ajo ka qenë e martuar me bateristin e “Motley Crue”, Tommy Lee, i cili më vonë u martua me Pamela Anderson.

Më pas ajo ra në dashuri me kitaristin e “Bon Jovi”, Richie Sambora. Çifti u martua në Paris në vitin 1994 dhe pritën në jetë një vajzë, Ava, e cila tashmë është 22 vjeçe. Ata u shkurorëzuan në vitin 2006, por për shkak të vajzës kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel