Shikuesit e “Good Morning Britain” kanë mbetur pa fjalë kur e ftuara ka shkuar pa asnjë rrobë në emision, ndërsa ora nuk kishte shkuar ende tetë e mëngjesit.

Ajo zgjodhi të shkonte në atë mënyrë, pasi temë e diskutimit ishte nëse banja dielli lakuriq duhet të bëhet e paligjshme apo jo.

Helen Berrimen, e cila është anëtare e Fondacionit Naturist, argumentoi se njerëzit duhet të lejohen të bëjnë banja dielli lakuriq në publik, ndërsa eksperti i Kulturës, Nick Ede tha se kjo ishte një gjë “egoiste”.

“Me të gjitha gjërat që po ndodhin në botë për momentin,a jemi vërtet kaq të shqetësuar për një trup nudo që bën banjo dielli në një cep të qetë të një parku?” ironizoi Helen.

“Ka shumë gjëra të tjera që po ndodhin për të cilat ne mund të shqetësohemi. Trupi im është vetëm trupi im, nuk ka asgjë sensacionale në të, nuk ka nevojë ta seksualizosh atë”, shtoi ajo.

Ndërsa nuk ka asnjë ligj kundër qëndrimit lakuriq në publik, Korporata e qytetit të Londrës mori së fundmi ankesa për këtë.

Top Channel