Vidhet një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në Tiranë, autori dyshohet se kërcënoi punonjëset me armë
Pas rritjes së ndjeshme të viteve të fundit, ka pësuar rënie në tre muajit e parë të këtij viti numri i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit të miratuar për ndërtesa të reja.
Referuar INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2023, është 415.842 m 2 , nga 1.031.088 m 2 miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 59,7 %.
Në Tiranë, sipërfaqja e lejeve të dhëna për tre muaj është rreth 200 mijë metra katror, me një rënie prej 75% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u dhanë leje për 800 mijë metra katror.
Në tremujorin e parë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21 miliardë lekë, nga 39 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 46,3 %.
Ndërkohë, sipas INSTAT në tremujorin e parë të vitit 2023 janë miratuar gjithsej 429 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 397 leje të miratuara në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një rritje prej 8,1 %.
Top Channel