Dy vjet nga vdekja enigmatike e 4 rusëve në Shqipëri, prokuroria ka dalë në konkluzionin se ata nuk u vranë nga klori në pishinë. E teksa për ngjarjen që vijon të hetohet për vrasje , nuk ka asnjë autor, historitë me rusë dhe agjentura vazhdojnë të lënë gjurmë.

Dy rusët Budanov dhe Cerkasov u vëzhguan  në territorin shqiptar gjatë stërvitjes më të madhe të NATOS dhe u përzunë nga antiterrori. Por hetimet për ta dhe për disa cekë që u vërejtën në bazën e Kucovës, u pushuan për shkak të provave dhe aktekspertizave që u vonuan.

Për  akuzat e spiunazhit drejtësia doli hapur vetëm për tre të rinj të kapur në një uzinë armësh në Gramsh, Mikhail Zorin, Fedir Alpatov dhe Svetlana Timofeeva

Dëshmi exlusive, të dhëna hetimore mbi dosjen e Cekinit dhe tre të rinjtë që insistojnë se janë blogerë. Aventurierë apo të rekrutuar? A do të mundë drejtësia të vërtetojë dyshimet e saj?  Cili është shteti që i kërkon sekretet tona?

Të dielën në EXCLUSIVE

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA