Një 65-vjeçar që po ecte me biçikletë është përplasur nga një makinë në Berat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00  në vendin e quajtur “Ypsiloni”, ku shoferi TH.F i cili drejtonte automjetin tip Volkswagen”, ka humbur kontrollin duke goditur 65-vjeçarin A.M.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës është dëmtuar dhe po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i makinës u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel