Diplomacia ndërkombëtare dënon sulmin në veri të Kosovës: Të de-përshkallëzohet situata menjëherë

26/05/2023 21:51

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka bërë jehonë edhe në arenën ndërkombëtare.

Disa nga shtetet me superfuqi botërore kanë reaguar në lidhje me sulmin e serbëve të cilin e kanë dënuar dhe urdhëruar të ndalohet sa më parë.

Deklarata e përbashkët nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar:

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in. Dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan. Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse.”-thuhet në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA