Zjarri i përmasave të mëdha në Drizë, evakuuohen 11 familje, në ndihmë të zjarrfikësve shkojnë edhe helikopterë të Forcave të Armatosura Gazetari Artan Hoxha, ka fajësuar këtë të hëne në “Top Story”, vlerësimin që shteti i bën uniformave blu, për krime të ndryshme që ndodhin në vend.
Ai është shprehur se kushtet në të cilat punojnë policët janë mjaft të pa favorshme që ata të motivohen, e të jenë efiçentë në punën që bëjnë.
Bregu: A e ka dëshirën ai inspektori i zonës për ta bërë punën? Parandalimi është edhe pak me dëshirë, është nuhatje e dëshirë të mos kesh në zonën tënde probleme. Sepse po të ekzistonte hierarkia me zonë, se ti do të merrje një rol më të mirë e do të ngriheshe në detyrë, duke parë statistikat çdo njeri do të punonte për parandalim. Duke e parë që nuk bën kështu të punosh sa të duash ekziston vetëm emërimi direkt.
Hoxha: Hierarkia dhe merita. Policët e kanë rrogën 500 mijë lekë të vjetra. Nëse vazhdojmë ta lëmë policinë e shtetit institucionin më të keq paguar, ndodhi tërmeti ata çuan, ndodh përmbytjeje ata çojnë, bllokohen rrugët nga bora ata çojnë, ata kanë këpucë kartoni. Tani fillojnë temperaturat e nxehta ato jelekët, thonë aman thuaj ndonjë fjalë të na I heqin. Kur e çon me pushkë druri në betejë mos prit të kesh rezultate.-
Top Channel