Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Një person është goditur me armë zjarri në një lokal në Kavajë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se i plagosur rëndë ka mbetur Arjan Gosa, vëllai Armand Gosës, i cili humbi jetën gjatë një konflikti me Altin Rexhën më 29 mars, po në Kavajë.
Pista kryesore sipas të dhënave të deri më tanishme është ajo e hakmarrjes. Në vrasjen e dyfishtë të fundmarsit në Kavajë, Armand Gosa goditi me thikë Altin Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë. Dhe si pasojë e plagëve të rënda që i shkaktuan njëri-tjetrit, humbën jetën të dy.
Armand Gosa nuk ishte figurë e panjohur për drejtësinë pasi ishte përfshirë edhe më parë në një ngjarje kriminale. 10 vite më parë po në qytetin e Kavajës, së bashku më vëllain e tij Arjanin – i cili mbeti i plagosur sot – masakruan me thika një person në vitin 2012.
Viktima Gentjan Gjuzi humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.
Top Channel